Zaev: Çdokush që ka gabuar duhet të përgjigjet para ligjit, jam i bindur për këtë gjë

Kryeministri i Maqedonisë në duelin televiziv me Hristian Mickoskin tha se ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë, pa dallime, transmeton Portalb.mk.

“Sot në Maqedoni komentohet lirisht, ndërsa qeveria di të tërhiqet. Nëse dikush ka gabuar, do të largohet. Kompanitë e Zaevit ekzistojnë më shumë se 30 vite. Duhet të flasim për të ardhme të qytetarëve dhe të punojmë për to pa dallim asaj se a janë në pozitë ose opozitë. Më vjen keq që opozita nuk jep ide. Ligji duhet të vlejë njëjtë për të gjithë, çdokush që ka gabuar duhet të përgjigjet. Jam i bindur se ajo kohë do të vijë, pas 11 viteve nuk mund të ndryshohet gjithçka për një herë. Të gjithë duhet të punojmë së bashku për shtetin”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button