Shpenzimi i parave sërish mollë sherri mes LSDM dhe VMRO

Partia opozitare, LSDM, përshëndeti masat e Qeverisë për uljen e numrit të papunësisë, por potencoi se masa më e mirë të cilën kabineti i Kryeministrit Nikolla Gruevski mund ta bëjë është që urgjentisht të heq dorë nga monumentet e rrethojat e shtrenjta, si dhe reklamat e shumta.

“LSDM-ja do ta pranojë çdo masë e cila do ta lehtësojë jetën e qytetarëve dhe do të ndihmojë në mbijetesën e ekonomisë në vend, por në qoftë se Qeveria edhe më tutje vazhdon të mos heq dorë nga luksi, atëherë punët do të vazhdojnë të mbeten njësoj sikurse gjatë gjashtë viteve të fundit”, kumtuan nga LSDM-ja.

Nga ana tjetër, ndaj kësaj kumtese reagoi partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, duke thënë:

“Po, ne e bëmë këtë monument, ne i bëmë edhe ato fontana, dhe atë bulevard. E rinovuam Kuvendin, ne në këtë spital (të qytetit) sollëm pajisjet më bashkëkohore medicinale dhe siguruam pajisje medicinale për pothuajse të gjitha spitalet në Maqedoni në shumë totale prej 100 milionë euro, ashtu sikurse dhamë 130 milionë euro për subvencionet në bujqësi, ndërsa gjatë 6 viteve të fundit rreth 700 milionë, derisa LSDM-ja dha vetëm 6 milionë euro”, tha Vllatko Gjorçev, duke shtuar se VMRO ka siguruar pensione më të larta për 33 për qind për ata që pensionohen prej tani e tutje./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button