Ministrja austriake: Vihuni në pozitën e Turqisë për vetëm 5 minuta

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl bëri thirrje për ndjeshmëri me Turqinë, duke porositur se çdonjëri duhet të vihet në pozitën e Turqisë për vetëm 5 minuta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kneissl në një intervistë për “DieWelt” foli për takimin e fundit me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe me këtë rast theksoi se me të kishte një bashkëbisedim mjaft cilësor. Kneissl shtoi se e çmon Çavuşoğlu-n për faktin se është njeri serioz dhe i interesuar për biseda që mund të çojnë në bërjen hapërimit përpara.

Pas takimit me Çavuşoğlun, Kneissl deklaroi se arkeologët austriakë sërish do të fillojnë me gërmimet në Efes të Turqisë, dhe kjo sipas saj, është një tregues i përmirësimit të atmosferës në marrëdhëniet dypalëshe. Kneissl potencoi se beson se në marrëdhëniet me Turqinë nuk ka një situatë pa rrugëdalje.

Megjithatë, ajo thekson se rifillimi i marrëdhënieve në mes të Turqisë dhe BE-së është i mundur me ndryshimin e shumë gjërave në Turqi.

“Turqia ende është shumë e rëndësishme për BE-në dhe ne duam bashkarisht një bashkëpunim cilësor”, konsideron Kneissl.

Ajo foli edhe për luftën kundër terrorizmit që udhëheq Turqia si dhe faktin se ky vend ishte ballafaquar me një numër sulmesh terroriste.

“T’i lëmë anash të gjitha kritikat, duhet të viheni në vend të Turqisë për vetëm 5 minuta. Të mos harrojmë se çfarë i kanë bërë sulmet e shumta terroriste shoqërisë atje. Mbi të gjitha, njerëzit atje ngrihen në këmbë dhe shkojnë në punë. Unë për këtë shpreh respektin tim të thellë”, ka thënë Kneissl.

Ministrja austriake përmendi edhe vendet ballkanike dhe tha se BE-ja vitet e fundit ka lënë pas dore Evropën Juglindore dhe se Rusia, Kina, Turqia dhe vendet e Gjirit e kanë plotësuar këtë boshllëk. Ajo konstaton se vendet e Ballkanit duhet që përsëri t’i afrohen BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button