Në daljen e parë si nuse mbretërore, Meghan duket shumë herë më e bukur se Kate

Meghan Markle është zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore.

Dalja e saj e parë përkoi me një ditë të veçantë, për 70 vjetorin e Princ Charles. Sigurisht ajo ishte në qendër të vëmendjes, çfarë kishte veshur, çdo veprim i saj, mënyra e të qëndruarit; gjithçka. Dhe Meghan kishte bërë një zgjedhje shumë të zgjuar; shumë elegante, por që nuk tërhiqte të gjithë vëmendjen tek ajo, shkruan Bordo.al. 

Por, krahasimi me Kate Middelton është i pashmangshëm dhe mund të themi me bindjen e plotë, që Meghan ka goditur në shenjë me daljen e saj të parë. Shtatë vjetë më parë, Kate mori pjesë në Festivalin Investec Derby, me një fustan të gjatë mbi gju. Një zgjedhje e çuditshme, duke marrë parasysh se në familjen mbretërore, veshja është një mjet komunikimi shumë i rëndësishëm.

Kate, e theu atë rregull, por mesa duket Meghan ka zgjedhur që t’i përmbahet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button