Pas dënimit me burg komenton Ish kryeministri Nikolla Gruevski

Ish kryeministri i vendit Nikolla Gruevski ka komentuar në Facebook vendimin kundër tij për rastin “Tanku” nga PSP-ja.

Në porosinë në profilin e tij në Facebook ai i ka bërë thirrje qytetarëve maqedonas që ta ngritin kokën lartë dhe të mos harrojnë se ky është shtet i të gjithëve që jetojnë në të dhe i askujt tjetër, si dhe porositi se po vijnë kohëra më të mira.

“Kokën lartë maqedonas të mi krenarë dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë. Ky është vendi i juaj, ne nuk do të tradhtojmë, dhe se do të jemi krah për krahu me ty, në të gjitha sfidat.

Ju jeni forca jonë, ne jemi forca juaj. Po vijnë kohë më të mira.

Kokën lartë dhe mos harroni, ky është vendi ynë, ky është vendi i të gjithë juve që jetoni në të, dhe i askujt tjetër.

Ju vendosni. Të jetoj Republika e Maqedonisë”, shkruan Gruevski në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button