MBP dëshiron forca të reja, kërkon 300 policë

Ministria e punëve të brendshme shpalli konkurs për pranim të 300 policëve në këtë institucion. 

“Kandidatët duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë, të jenë të moshës 18 vjeçe, ndërsa të mos kenë mbushur 25 vjet në qoftë se për herë të parë punësohen në vend pune ku kërkohet të jetë mbaruar shkolla e mesme, të jenë psiqikisht dhe fizikisht të aftë” shkruhet në kumtesën e MPB-së.

Mes tjerash, kandidatët meshkuj duhet të jenë së paku 175 cm të gjatë, ndërsa femrat së paku 165 cm.

Krahas testimit me shkrim, intervistës dhe kontrollimet shëndetësore, kandidatët duhet ta kalojnë edhe kontrollimin e aftësive motorike. Kushti për kandidatët meshkuj është 60 ushtrime për muskujt e barkut, 55 push-up , vrapim në 3.200 metra për 13,30 minuta, ndërsa për femrat 60 ushtrime të barkut, 27 push-up dhe 3.200 metra për 16,30 minuta.

Kandidatët e përzgjedhur do ta kalojnë edhe trajnim njëvjeçar në Qendrën për trajnim pranë Ministrisë së punëve të brendshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button