TARBS heq paditë ndaj Maqedonisë

TARBS i tërhoqi të gjitha paditë kundër Republikës së Maqedonisë, Qeverisë dhe Ministrisë për transport dhe lidhje dhe u pajtua që ti paguaj shpenzimet për procedurën e mbrojtjes së padisë, informon ministri për Transport dhe lidhje Mile Janakievski.

 TARBS  e ka tërhequr padinë më 14 maj, një ditë para fillimit të gjykimit në Gjykatën mbretërore në Londër, ndërsa Ministria për transport e ka pranuar vendimin për tërheqjen e padisë para dy ditëve. 

‘Tërheqja e tërësishme e padisë nga ana e TARBS kundër Ministrisë dhe pajtueshmëria e tyre që ti paguajnë shpenzimet e procedurës gjyqësore, e arsyeton pozicionin e Ministrisë për transport dhe lidhje gjatë procesit gjyqësor’, deklaroi ministri Janakievski.

TARBS në padinë e tij kundër Maqedonisë, kërkonte 72 milion euro dëmshpërblim.

Lajme të ngjashme

Back to top button