Indonezia, zero taksa doganore për produktet e importuara nga Palestina

 Indonezia nuk do të marrë taksa doganore për produktet e importuara nga Palestina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë indoneziane të lajmeve Antara, mësohet se ministri indonezian i Tregtisë, Enggartiasto Lukita ka zhvilluar një takim në ndërtesën e ministrisë në Xhakarta me ambasadorin e Palestinës, Zuhair Al-Shun.

Në një deklaratë në lidhje me takimin ku kanë biseduar mbi marrëdhëniet tregtare, Lukita ka thënë se Indonezia do të aplikojë zero taksa doganore për të gjitha produktet e importuara nga Palestina.

Lidhur me këtë, Lukita tha se fillimisht tatimit doganor nuk do t’i nënshtrohet produktet si hurmat dhe vaji i ullirit. Ai vuri në dukje se ato do të sigurojnë një qasje të gjerë tregu sa më të mundshëm për produktet palestineze.

Pritet që në muajt e ardhshëm të mbahen bisedime mes palëve për të përgatitur një listë të produkteve indoneziane të kërkuara nga Palestina dhe për produktet për të cilat ka nevojë Indonezia.

Në Konferencën Ministrore të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), të mbajtur në Argjentinë dhjetorin e kaluar, është nënshkruar një marrëveshje mes Indonezisë dhe Palestinës për zero taksa doganore dhe për të thelluar marrëdhëniet bilaterale tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button