Nigeri, 16 të vdekur nga epidemia e kolerës

Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën gjatë javës së fundit si pasojë e epidemisë së kolerës në provincat Adamawa dhe Kano të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Shëndetit Publik në provincën Adamawa, Dr. Bwalki Barem Dilli për mediat deklaroi se gjatë javës së fundit në rajonin Mubi pranë provincës kanë humbur jetën 12 persona.

Dilli tha se 134 persona në rajon janë marrë nën kujdes mjekësor për shkak të kësaj epidemie.

Ndërkohë bëhet e ditur se 4 fëmijë nga rajoni Kumbotso të provincës Kano kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës.

Gjatë muaji të fundit në vend janë regjistruar 294 raste të kolerës dhe 44 persona të vdekur.

Në rajonet e Nigerisë ku ka qasje të kufizuar në ujin e pastër të pijes shpesh shfaqet epidemia e kolerës. Në rajonet në fjalë, popullata nevojën për ujë të pijshëm e plotëson nga puset nga të cilat furnizohen edhe kafshët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button