Besir Vejseli një kampion evrope, por që tani synon edhe botën

Djaloshi i pasionuar nga sportet luftarake, Besir Vejseli, njëherish edhe kampion i shumëfishte i Zvicrës dhe Evropës po bën karrierë në boks dhe Thaiboks, kurse synimi i tij është që së shpejti të luftojë për titull evrope boks dhe titull bote në Thaiboks. Ky sportist i respektuar në Zvicër i cili ka prejardhje nga Xhepçishti i Tetovës me sportet luftarake ka filluar qysh në moshën 13 vjeçare dhe në intervistën ekskluzive për agjencinë e sporteve luftarake “ArenaRing” ka shpalosur ndjenjat e tija që ka për dy sportet. Vejseli tregon se mbështetjen më të madhe e ka nga familja e tij kurse nuk ka munguar as përkrahja nga trajnerët e tij.

ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport dhe zgjodhët sportet luftarake?

Vejseli: Kur isha fëmijë isha një tip shumë eksploziv dhe i lëvizshëm por edhe kisha dëshirë që të ndeshem, andaj vendosa që në moshë 13 vjeçare të filloj me sporte luftarake dhe kështu zgjodha Thaibox. Dy vitet e para kam stërvitur në Sankt Gallen, tek një trajner serb ku brenda asaj kohe ai më udhëzoi që të ushtroj edhe boks klasik sepse e vërejti se isha shumë i talentuar edhe për këtë sport. Kështu që më regjistroi në “Box Boxclub Sankt Gallen”. Atje trajner ishte Hugo Brot, ku edhe ai vërejti talentin tim dhe vetëm pas 6 muajve më futi në ring për të zhvilluar një ndeshje zyrtare, respektivisht u paraqita në kampionatin e Zvicrës ku edhe fitova vendin e dytë që për mua në atë kohë ishte shumë rezultat i mire.

ArenaRing: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Vejseli: Kam pas probleme në fillimin e karrierës sime sepse nuk dija në cilin sport do të vazhdoj ushtrimet në Thaiboks apo në Boks. Por ja që sot i kam mbajt të dyja sepse kisha dashuri të pandara dhe tani unë paraqitem në ring në të dyja këto sporte. Fillimi normal është i vështirë, por falë zotit dhe fal disiplinës sime që kishim ndaj sportit sot jemi në këtë nivel në të cilin kemi arritur të fitojmë shumë kampionate dhe ndeshje, me një fjalë jemi profesionalist në çdo aspekt. Ndeshja e parë për mua ka qenë shumë e vështirë, sepse në familjen time apo rrethin askush nuk është marr me sporte luftarake. Pra ishte një ndeshje me shumë emocione për shkak se mungonte përvoja dhe humba për mu assesi nuk ishte e pranueshme.

ArenaRing: Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Vejseli: Në Zvicër sportet luftarake në përgjithësi janë të zhvilluara, ku kemi edhe shumë shqiptar të cilët me sakrificën dhe mundin e tyre e kanë zhvilluar këtë sport, ku mund të them lirisht madje edhe jemi nismëtarët për këtë zhvillim. Kjo më bën të ndihem krenar edhe mua që kam pas mundësi sado pak të kontribuoj.

ArenaRing: Sukseset e juaja?

Vejseli: Sukseset e mija si amator ku i kam të zhvilluar 93 ndeshje ne në 78 prej tyre kam dal fitues. Kam triumfuar mbi gjashtë herë në kampionet e Zvicrës. Në boksin profesionalizëm kam tre ndeshje dhe të gjitha fitore. Nga ana tjetër, në Thaiboks kam marr pjesë në fillim në amatorizëm kurse tani vetëm në profi. Jam ndesh në shumë shtete të ndryshme ku kam shënuar fitore të njëpasnjëshme, kurse ato zyrtare jam shpall kampion Zvicre dhe në vitin 2015 arrita të bëhem edhe kampion Evrope (67kg).

ArenaRing: Ndeshja e ardhshme dhe planet e juaja?

Veseli: Për ndeshjen e radhës ende jam në bisedime andaj nuk mund të them asgjë, kurse sa i përket planeve të mija janë në boksin klasik që të ndeshem për kampion të Evropës në 67kg, por para se të arrij këtë ballafaqim duhet të kem edhe dy ndeshje tjera ku normal duhet triumfuar. Kurse në ThaiBoks planet janë që të ndeshem për titullin e botës. Qëllimi im dihet andaj nga tani kam filluar të përgatitem maksimalisht si në aspektin fizik ashtu edhe atë tekniko taktik por edhe psikik. Shpresoj të ja arrij qëllimit tim jetësor.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Vejseli: Mbështetjen ma të madhe e kam nga familja ime si në sport ashtu edhe në jetë private andaj i falënderoi publikisht

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Vejseli: Bashkëpunim kam me të gjithë sportistët të cilit kanë interes apo kontribuojnë diçka për këtë sport si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe anembanë Evropën. Me një fjalë jam i hapur për secilin për bashkëpunim sepse vetëm ashtu sporti shkon përpara.

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja?

Vejseli: Ndjenjat pozitive normal janë gjithnjë kur del fitues nga ndeshjet, e sidomos ato kur janë për titull. Kurse ato negative të këqija janë kur i humb të njëjtat po lëndohesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP