Komuna jep përgjigje për nofkën Tetova “Venediku i kanalizimit fekal”

Kur në Tetovë ka reshje të shiut me intensitet më të madh, përmbajtja e kanalizimit fekal dhe atij atmosferik dalin nëpër rrugët para shtëpive tona, për arsye të mospastrimit të kanalizimeve, u ankuan nga OJQ EcoGuerrila duke e quajtur kështu Tetovën “Venediku i kanalizimit fekal”.

Portalb.mk kërkoi përgjigje nga Komuna e Tetovës për problemin e mbledhjes së ujit dhe kanalizimit, ndërsa nga atje na premtuan se kanalizimi atmosferik do të rregullohet sipas tyre, “shumë shpejtë”.

“Për sa i takon kanalizimit atmosferik NPK “TETOVA” bashkë me Sektorin për veprimtari Komunale kanë dalë në terren dhe kanë evidentuar pikat kritike, që paraqiten kohë pas kohe si pasojë e të reshurave. Rruga “146”, rreth-rrotullimi në afërsi të Kazermës të qytetit, rreth-rrotullimi ne pjesën qendrore tek Agro Kalishta, janë evidentuar si pikat më nevralgjike. Për këtë Komuna e Tetovës ka parashikuar ndrimin e gypave të kanalizimit atmosferik me çka shumë shpejtë do të fillojë shpallja për prokurim publik “deklarohen për Portalb.mk nga ndërmarrja NPK “TETOVA”.

Eco Guerilla publikon fotografi, e quan Tetovën “Venediku i kanalizimit fekal”(FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button