Nikollovski mendon se Gruevski është në Shkup, por nuk përgjigjet pse nuk u shfaq në seancë për aktvendimin ndaj tij

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksander Nikollovski mendon se ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevki është në Shkup, por refuzoi të përgjigjet se pse nuk mori pjesë në aktvendimin e sotëm të rastit “Tank”, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se kishte përgjigje nga mbrojtja e Gruevkit, ju udhëzoj që këtë pyetje t’ia bëni mbrojtjes së tij. Unë nuk jam mbrojtja dhe nuk jam avokat që t’ju përgjigjem në pyetje të tillë. Mendoj se është në Shkup, nuk kam njohuri që të mund t’u shpjegoj në pjesën profesionale”, tha Nikollovski pas pyetjes së gazetarës kur ai ishte duke mbajtur fjalim në mbrojtje të Gruevskit për aktvendimin e sotëm.

LEXO: Gruevski ishte i pranishëm në seancë për rastin “Trajektoja”, ndërsa nuk u paraqit në aktvendimin për “Tank”

http://portalb.mk/527933-gruevski-denohet-me-dy-vjet-burg-ndersa-gjoko-popovski-me-6-vjet-e-gjysme-ne-rastin-tank/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button