Protestat vijnë e shtohen, të mërkurën kundër brutalitetit policor

Grupi “Stop brutalitetit policor”, përmes rrjeteve sociale bëri thirrje që në 5 qershor pas orës 21:00 të ndizet qiri në vendin e dhunës si rikujtim, pasi ka kaluar një vit nga vrasja e Martin Neshkoskit.

Të mërkurën më 6 qershor në orën 18:00 pas shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës do fillojë marshuta nga: Rekord – Stacioni Policor Beko, rr. Maqedoni, rr. Mito Haxhivasilev Jasmin – MPB – bul. Koço Racin – Parlamenti i RM-së – Pllajë Nënë Tereza.

“Me këtë demonstrim protestues dëshirojmë të rikujtojmë pas incidentit më datë 06.06.2011 në të cilin Martin Neshkoski ra si viktimë e brutalitetit nga ana e pjesëtarit të njësitit special të MPB-së, nëpër rrugët e Shkupit u ringjall vetëdija kritike politike, e cila në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjeti përgjegjësinë për represionet afatgjate të bëra mbi qytetarët e Republikës së Maqedonisë ”, shkruhet në thirrjen e grupit. 

 “Pas një viti jemi pajtuar me mosnjerëzimin e autorëve të sistemit represiv si Gordana Jankullovska dhe Ivo Kotevski, të cilët vazhdojnë me ndërtimin e karrierave të tyre profesionale dhe politike pa një pikë të ndërgjegjes për përpjekjen e tyre ta mashtrojnë opinionin, por asnjëherë nuk do të pajtohemi me ekzistimin e njësitit policor të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe që janë kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë tonë personale” shkruhet në thirrjen e grupit.

Qëndrojmë në kërkesat tona për kontroll të jashtëm mbi pjesëtarët e MPB-së, për reformë thelbësore të njësitit special dhe për të njerizuar profesionin e policit  përmes angazhimit të policëve në punë të dobishme shoqërore.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button