BDI nuk e rrespekton Platformën e përbashkët, nuk konsultohet me partitë tjera shqiptare

Partitë politike shqiptare të cilat së bashku nënshkruan Platformën e përbashkët në Tiranë, si duket nuk konsultohen mes vete për çështjet madhore që kanë të bëjnë me popullin shqiptarë në vend.

Portalb.mk pyeti partitë më të vogla shqiptare të cilat firmosën marrëveshjen, se a janë konsultuar nga BDI, lidhur me çështjen e emrit apo lidhur me çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë për shqiptarët, ata thanë që nuk janë konsultuar për asgjë deri më tani.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se vazhdimisht kanë bërë thirrje se liderët e partive politike shqiptare duhet, të ulen dhe të krijojnë një konsensus të brendshëm politik, rreth çështjes së emri, por një gjë e tillë nuk është realizuar.

“ Në asnjë mënyrë BDI, nuk na ka konsultuar për çështjen e propozimit të emrit të Maqedonisë. Vazhdimisht kemi bërë thirrje se liderët e partive politike shqiptare duhet, të ulen dhe të krijojnë një konsensus të brendshëm politik, rreth çështjes së emrit. Këtë është dashur ta bëjë Lideri i BDI, për ti informuar liderët tjerë politik për dinamikën e bisedimeve, dhe propozimin eventual. Sepse vlerësojnë se BDI nuk e ka legjitimitetin e mjaftueshëm nga shqiptarët tê flas në emër të tyre për një çështje të ndjeshme siç është emri i Maqedonisë, madje vlerësojmë se në tryezën e liderëve duhet të përfaqësohet edhe opozita shqiptare ashtu siç ka qenë rasti në shumë raste tjera kur janë zgjedhur kontekste politike, si te Marrëveshja e Ohrit, ajo e Përzhinos, e deri tek takimi i iniciuar nga eurodeputet i njohur me emrin Zhan Mone, qe u mbajt javën e kaluar ne Ohër, ku morën pjese gjithë liderët e pozitës dhe opozitës”, tha për Portalb.mk zëdhënësi Flakron Bexheti.

Ndërkaq nga partia politike “Lëvizja Besa” në krye me Afrim Gashin thonë shkurt, se nga BDI nuk janë konsultuar për asnjë çështje, dhe se konsultat për emrin i bëjnë direkt me kryeministrin.

“Të gjitha konsultat  për procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit kryetari Afrim Gashi i zhvillon me kryeministrin Zoran Zaev. Lidhur me çështje tjera nuk na kanë konsultuar për asgjë nga ana e BDI-së”, tha për Portalb.mk, zëdhënësi Orhan Murtezani.

Nga partia politike “Lëvizja Besa” në krye me Bilall Kasamin, thonë se si parti edhe pse kanë tentuar që interesat e shqiptarëve t’i ngremë mbi interesat partiake nga ana tjetër kemi hasur në vesh të shurdhër nga BDI.

“Ashtu si e kemi theksuar edhe në raste të tjera, BDI duke u munduar që të mbajë ekskluzivitetin e çështjeve që lidhen me shqiptarët qoftë si kjo e fundit me propozimin e përkthimit skandaloz të emrit të shtetit, apo edhe për çështje tjera që janë dakorduar bashkërisht në deklaratën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare, BDI vetë po  e merr mbi vete barrën e gjitha dështimeve të njëpasnjëshme që po i ndodhin politikës shqiptare në Maqedoni. Ne si parti edhe pse kemi tentuar që interesat e shqiptarëve ti ngremë mbi interesat partiake nga ana tjetër kemi hasur në vesh të shurdhër nga BDI e cila si duket vazhdon me mentalitetin e vjetër që përfitimet e veta politike ti vendosë në plan të parë dhe interesat e shqiptarëve në plan të dytë. Pyetjes se pse BDI nuk e sheh të rrugës të fuqizon Tryezën e partive politike ashtu si e kemi nënshkruar në deklaratën e përbashkët duhet ti përgjigjen ata vetë”, tha për Portalb.mk, sekretari gjeneral, Arjanit Hoxha.

Ndryshe, partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “Rilindje me Besë”, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, siç thuhet në deklaratë, angazhohen për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase dhe zgjidhjen e shumë çështjeve tjera etnike.

Deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë, ja çfarë shkruan (DOKUMENTI)

One thought on “BDI nuk e rrespekton Platformën e përbashkët, nuk konsultohet me partitë tjera shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP