Akoma nuk ka ligj për shfuqizimin e masave të lustrimit

Në strategjinë për reforma në sektorin e drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë në RM, është edhe masa në vazhdim e cila akoma nuk është realizuar:

Krijimi i një kornize ligjore për shfuqizimin e masave dhe pasojave të drejtësisë nga procesi i lustrimit. 

(Afati – dhjetor viti 2017)

[Burimi: Strategjia për reforma në sektorin e drejtësisë – Plani Aksionar, nëntor 2017, nëntor 2017]

 

ARSYETIM:

Strategjia për reforma në sektorin e drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë, të Qeverisë së RM-së parashihet, si një prej reformave kryesore, që të miratohet edhe kornizë ligjore e cila do të shfuqizojë masat e drejtësisë dhe pasojat prej procesit të lustrimit në vend, i cili u realizua për më shumë vite dhe i cili në përgjithësi është cilësuar si joligjor, i keqpërdorur dhe i dëmshëm për drejtësinë për disa individ të caktuar.

Kjo masë në një formë më të përgjithshme është përmendur edhe në programin parazgjedhor të LSDM-së prej vitit 2016, ku u premtuar dëmshpërblimi i viktimave nga rastet e montuara gjyqësore, gjë që mund të realizohet në korrelacion edhe me procesin e lustrimin, sepse procedurat ankimore të lustrimeve zgjidhen me rrugë gjyqësore. Po ashtu, një kompensim i tillë është premtuar në Programin për punën e Qeverisë 2017-2020.

Strategjia për reforma është miratuar së bashku me Planin Aksionar për zbatimin e reformave. Në planin aksionar thuhet se masat për krijimin e një kornize ligjore lidhur me shfuqizimin e masave dhe pasojave nga procesi i lustrimin do të miratohet në dhjetor ti vitit 2017.

Pas verifikimit të detajuar në internet mund të konstatohet se masa nuk është zbatuar, as është miratuar, aq më pak nuk është propozuar një vendim i tillë ligjor.

Kërkuam në faqen e Qeverisë së RM-së, në të cilën lajmet e fundit për lustrimin akoma janë të kohës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Po ashtu edhe verifikimi i faqes në Kuvendin e RM-së, në pjesën e dokumenteve, nuk dha rezultate. Kërkuam edhe në faqen e Qeverisë, ENER ku vendosen të gjithë vendimet ligjore të propozuara, po ashtu nuk morëm rezultate.

Edhe verifikimi ynë në telefon me disa organizata relevante joqeveritare të cilat ndjekin këto çështje vërtetoi se nuk ka ndonjë vendim të tillë ligjor as në formën e propozimit, as nuk ka masa për dëmshpërblim të viktimave prej procesit të lustrimit.

Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, konstatuam se kjo masë nuk është realizuar.

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Burimi: Vertetmates

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button