Gruevski: Suedezë, investoni në Maqedoni

Marrëdhënie bilaterale mes Suedisë dhe Maqedonisë janë të shkëlqyshme, kanë vlerësuar dy kryeministrat Frederik Rajnfild dhe Gruevski, pas takimit të tyre në metropolin suedez, Stokholm.

Suedia është mbështetësi ynë i madh në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, në çdo rast Suedia  ka shprehur pozicion parimor lidhur me Maqedoninë, është mbështetëse çdo herë kur kemi nevojë për ndihmën e saj, ka  deklaruar kryeminsitri Nikolla Gruevski pas takimit të sotëm me kryeministrin e Mbretërisë së Suedisë, Frederik Rajnfild, në Stokholm. I shoqëruar nga ekipi qeveritar ekonomik, kryeministri i Maqedonisë në Suedi sot dhe nesër do t’i prezantojnë mundësitë për investime në Maqedoni.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë në nivel të shkëlqyeshëm, vlerësuan kryeministrat, sipas të cilëve, ekziston hapësirë e madhe që bashkëpunimi i shkëlqyeshëm politik dhe mbështetja nga Suedia të shpërblehet me marrëdhënie më të mira ekonomike, këmbim më të madh tregtar dhe më shumë investitorë suedezë në Maqedoni.

“Këmbyem mendime edhe rreth gjendjeve ekonomike në të dy shtetet dhe në përgjithësi në Evropë, por edhe rreth problemeve politike me të cilat ne po përballemi lidhur me bllokadën që po na e bën Greqia dhe dëmet që i ka Republika e Maqedonisë nga ajo bllokadë si në planin politik, aq më tepër në atë ekonomik, dhe mendimet që më tutje të vazhdohet të kërkohet dhe të gjendet zgjidhje me të cilën ky problem do të tejkalohej”, tha Gruevski.

Gjatë takimit me kryeministrin suedez, si dhe me ministren e Tregtisë së Suedisë, Eva Bjorling, Gruevski i prezantoi kushtet e përmirësuara për udhëheqje të biznesit në Maqedoni, si dhe konfirmim për atë nga ana e Bankës Botërore.

Në përgjithësi tregtia dhe investimet janë në nivel shumë të ulët ndërsa nikoqirët suedezë kanë përkrahur idenë që të vendoset komunikim më i ngushtë mes biznesmenëve nga dy vendet.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button