Pakënaqësi me shefin e Facebookut në Parlamentin Evropian

Mark Zuckerberg i ftuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve iu përgjigj atyre vetëm në mënyrë të përgjithshme ose nuk dha përgjigje për një sërë pyetjesh. Deputetët e parralajmëruan për krijimin e një monstre.

Deputetë të Parlamentit Evropian u shprehën të zhgënjyer për dëgjesën me shefin e Facebookut, Zuckerberg. Rrjedha e aktivitetit parashikonte që në fillim të bëheshin të gjitha pyetjet dhe pastaj ato të merrnin një përgjigje në grup, shkruan DW.

Por shefi i Facebookut për shumë pyetje nuk dha përgjigje. Zuckerbergu u mjaftua me mini-deklarata të përgjithshme për disa nga temat e përmendura. Përgjigje të detajuara Facebooku do të japë më pas, u shpreh 31 vjeçari në fund të dëgjesës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Liberalëve, Verhofstadt paralajmëroi se Zuckerbergu mund të hyjë në histori si ai, që ka krijuar një monstër digjitale, që i shkatërron demokracitë tona.

Shkas për dëgjesën ishte përcjellja ilegale e të dhënave të Facebookut dhe përdorimi i tyre për shembull në fushatën elektorale të Donald Trumpit ose në votimin për Brexitin në Britaninë e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP