Hoti: Qeveria Haradinaj e shpartalluar, duhet të përfundojë ky model qeverisjeje

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka theksuar se partitë politike sa më shpejt duhet të dakordohen për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi qeveria “Haradinaj” është shpartalluar në çdo drejtim.

Dialogu me Serbinë nuk duhet të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi, por nga kryeministri Ramush Haradinaj, sepse e përfaqëson shumicën parlamentare, por këtë të fundit askush nuk e merr si partner kredibil, pasi e drejton partinë e pestë parlamentare në Kosovë.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke shtuar se Haradinaj nuk ka fuqi politike për të garantuar se marrëveshja politike e arritur me shtetin fqinj do të mundë të zbatohet.

Shefi i deputetëve të partisë më të madhe opozitare në vend thotë se partitë politike duhet të dakordohen për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi kjo Qeveri është e shpartalluar.

“Kjo Qeveri është e shpartalluar në çdo drejtim dhe sa më shpejt të përfundojë ky model i qeverisjes, i cili vazhdimisht prodhon skandale, është më mirë për vendin”, ka pohuar Hoti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button