Manjani: Rama një njeri i sëmurë nga fjala e lirë, ja pse më shkarkoi nga detyra

Ylli Manjani i ftuar në emisionin 360 grade në ora news, ka komentuar në lidhje me investigimin e gazetarit Jetmir Olldashi, ku ka thënë që Rama është një njeri i sëmurë që urren fjalën e lirë.

Manjani: Detyra e gazetarit është e shenjtë, gazetari nuk ka bërë asnjë krim dhe ka bërë vetëm detyrën e tij , pasi ai ka hetuar dhe ka folur për kriminelë. Kshu zbulohen grupet e mëdha kriminale, që tenton njëri dhe pastaj dalin në pah të gjitha. Qëndrimi i Ramës ndaj gazetarit është mafioz. Nuk është çështja media gazetari dhe qeveria, qeverisemi nga një njeri që urren çdo njeri që flet. Kemi një njeri që është i sëmurë nga fjala e lirë. Unë jam shkarkuar nga detyra se kam folur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button