Gjimnazistët falsifikojnë bankënota prej 1.000 den

Një nxënës i shkollës së mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetanovski” dhe miku i tij nga fshati Novo Sellë e Strumicës kanë shtypur bankënota të rrejshme prej 1.000 denarëve të cilat më pas i kanë lëshuar në qarkullim.

Policia në dhomën e gjimnazistit gjeti 15 banknota të rrejshme prej 1.000 denarëve me numër të njëjtë serik, 10 lista të shtypura me 20 bankënota të falsifikuara prej 1.000 denarëve, dy fije të mbrojtura me shenjën BPRM të cilat vendosen në bankënotat origjinale nga ana e BPRM-së. Nga MPB dje deklaruan se kundër falsifikatorëve janë ngritur kallëzime. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button