Fluturimi MH370, kundërshtohen pretendimet për përplasje të qëllimshme

Zyrtari përgjegjës në fushatën australiane për kërkimin e avionit të zhdukur nga fluturimi MH370 i Malaysia Airlines, Peter Foley, ka hedhur poshtë pretendimet se piloti qëllimisht ka përplasur avionin, që rezultoi me 329 të vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).

Libri i publikuar së fundmi me titull “MH370: Mystery Solved” që për autor ka hetuesin kanadez Larry Vance, pretendon se pas nisjes nga Kuala Lumpuri për në Pekin, piloti qëllimisht ka ndryshuar kursin e fluturimit mbi një zonë të pashkelur të Oqeanit Indian, ku dhe ka përplasur avionin qëllimisht më 8 mars 2014.

Në librin e tij, autori përmend faktin se fletët e krahut të avionit janë zbuluar në ishuj të Afrikës, shumë jashtë nga rruga e përcaktuar për fluturim, ndërkohë që pavarësisht kërkimeve intensive, përgjatë rrugës së zakonshme nuk është zbuluar asnjë mbetje e avionit.

Megjithatë, të martën gjatë marrjes në pyetje nga komiteti i Senatit australian, drejtori i ekipit për kërkim Peter Foley, tha se avioni i Malaysia Airlines ka shumë gjasa të ketë mbetur pa karburant, ka devijuar nga kursi, dhe se të gjithë në bord mund të kenë vdekur nga mungesa e shtypjes së ajrit në kabinë, para se avioni të përplasej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button