Bien çmimet e karburanteve

Sipas vendimit  të Komisionit rregullator çmimet me pakicë të EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 zvogëlohen për 0.50 den/lit, në krahasim me çmimet e vërtetuara në pajtim me vendimin e 21.05.2012.

Në këtë mënyrë çmimi i EUROSUPER BS – 95 arrin 81.50 den/lit dhe i EUROSUPER BS-98 arrin 83.50 den/lit. Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V)  dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (VEL-1 ) zvogëlohen për 1.50 den/lit, në krahasim me çmimet e vërtetuara në pajtim me vendimin e datës 21.05 të vitit 2012.

Kështu çmimi i EURODIZEL (D-E V) arrin 70.50 den/lit, ndërsa i Vajit Ekstra të Lehtë (VEL-1) arrin 59.00 den/lit.

 Çmimi me pakicë i mazutit M-1 HC zvogëlohet për 1.008 den/kg. Kështu çmimi i M-1 NS arrin 44.848 den/kg.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë periudhës 14 ditore arriti 105.905 $ për  një fuçi dhe është për 4.61 për qind më i ulët se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar (111.067 $ për një fuçi naftë) sipas të cilës u formuan çmimet rrjedhëse të derivateve të naftës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button