Në Klubin e Gazetarëve, nesër prezantohet raporti i tretë periodik për reformat në media

Nesër në ora 11:00m në Klubin e Gazetarëve do të prezantohet raporti i tretë periodik në korniza të projektit, “Observator i reformave në media”, të cilin e zbaton Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, Qendra për promovim të vlerave qytetare “Agora” dhe Platforma për Gazetari Hulumtuese dhe Analiza.

Ky raport periodik do t’i prezantojë rezultatet nga vëzhgimi i plotësimit të Reformave Urgjente Prioritare, të cilat kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes, në periudhën prej 1 janari deri më 31 mars të këtij viti.

Observatori i reformave mediatike, rezultatet i prezanton në formë të raporteve periodike, lajmeve dhe storjeve hulumtuese për kyçje më të madhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në proceset demokratike.

Lëndë e vëzhgimit janë katër fushat e reformave urgjente prioritare – transmetuesi publik (RTVM), reklamimi qeveritar, qasja deri te informatat dhe ofendimi dhe shpifja.

Të gjitha rezultatet mund t’i shihni në gjuhën maqedonase dhe shqipe në ueb-faqen Mediaobservatorium.mk.

Ndryshe, në raportin e dytë, për periudhën deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar ishte konstatuar se reformat në fushën e mediave rrjedhin, por me ritëm dhe kualitet të ndryshëm në sektorë të ndryshme dhe janë konstatuar gjetjet kyçe: reformat në transmetuesin publik – kanë filluar, por nuk kanë mbaruar; reklama qeveritare – pjesërisht janë plotësuar; qasja deri te informatat me karakter publik – pjesërisht janë plotësuar; ofendim dhe shpifje – plotësisht e paplotësuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button