Paul Pogba nga Meka: Ky është një vend fantastik

Lojtari i kombëtares së Francës dhe njëherit futbollist i Manchester United, Paul Pogba, shpalosi një porosi emocionuese nga Meka duke shkaktuar vëmendje të madhe në rrjetin social Instagram, raporton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti më i shtrenjtë deri para do kohe Pogba pas përfundimit të sezonit në Premie Ligë vendosi që ditët e Ramazanit t’i kalojë në Umre, Mekë.

“Vetëm ata që tashmë kanë qenë këtu mund të kuptojnë se si ndjehem tani. Ky është një vend fantastik. Nuk mund as t’ua përshkruaj, shpresoj se ndonjëherë do të vini. Selam”, porositi Pogba në video-incizimin që e bëri në Qabë.

Videon e tij deri tani e kanë shikuar 3.6 milionë përdorues të Instagramit ndërsa komente në videon kanë lënë afër 38 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button