Gjenerali brigadier Arsovski komandant i ri i Komandës së bashkuar operative

Në kasermën “Boro Menkov” në Kumanovë, me pranim-dorëzimin e flamurit ushtarak të komandës, detyrën e komandantit të Komandës së bashkuar operative (KBO) zyrtarisht e mori gjenerali brigadier, Pavle Arsoski.

Arsoski vjen në vendin e komandantit të deritanishëm, gjeneral majorit, Zoran Milevski, i cili largohet në vendin e drejtorit të SHM të ARM-së.

Në solemnitetin me rastin e prnaim-dorëzimit të funksionit mori pjesë edhe zëvendës shefi i SHM të ARM-së, gjenral majori Azim Nuredin, i cili në fjalimin e tij i shprehi mirënjohje për përkushtimin dhe punën e deritanishme të gjeneral majorit Milevski, ndërsa komandantit të sapoemëruar Arsoski i dëshiroi përfundim të suksesshëm të detyrave të kësaj komande.

Gjeneral majori Mileski me fjalimin e tij i potencoi detyrat e kryera deri më tnai, mes të cilave dhe pjesëmarrjet dhe organizimet e ngjarjeve të shumta nacionale dhe ndërkombëtare, stërvitjeve, vlerësimeve. Ai u bëri thirrje pjesëtarëve të ARM-së që si edhe deri më tnai, maksimalisht të angazhohen në kryerjen e detyrave dhe i dëshiroi sukses komandantit të sapozgjehdur të KBO-së.

арсоски командант на зок

Komandanti i sapozgjedhur Arsoski përkujtoi për rëndësinë e ARM-së, të arritjeve të saj dhe tha se vazhdimisht duhet të investohet në potencialin njerëzor.

Gjenerali brigadier Arsoski është i lindur në Gostivar. përfundoi arsimine lartë në Akadmeinë ushtarake në beograd, trajnim gjuhëqosr në Gjermani, studime pasdiplomike në Akadmeinë ushtarake në Shkup. është shkolluar në Qendrën evropiane për studime të sigurisë në Gjermani, është doktorant në Institutin për hostori nacionale në USHCM. Është autor i punimeve të shumta, është bashkëautor i dekretit për shenjë përkatësie të ARM-së. Në karrierën e tij i ka kaluar të gjitha detyrat, ndërsa e fundit ishte zëvendës i komandantit të KBO-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button