Angellovska-Bezhoska: Sfidë për zbatimin e politikës së suksesshme dhe të pavarur monetare

Vazhdim me zbatimin e politikës së suksesshme dhe të pavarur monetare në drejtim të realizimit të qëllimeve të garantuara ligjore të bankës qendrore është sfida e cila qëndron para guvernatores së sapozgjedhur të Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska-Bezhoska.

Në deklaratë për mediumet pas marrjes së funksionit nga guvernatori i deritnaishëm, Dimitar Bogov, ajo iu falënderua presidentit Gjorge Ivanov për nominimin e tij, por edhe të jgitha partive politike të cilat e mbështteën këtë propozim.

“Kjo, siç tha, për mua do të thotë shumë, por mendoj se duhet të thotë për tërë shoqërinë, sepse kjo është mbështetje për profesionalizmin”.

Kjo, sipas saj, është puna kyçe për prosperitet të shoqërisë sonë, transmeton MIA.

“Para meje qëndron sfida për vazhdim me zbatimin e politikës ës suksesshme dhe të pavarur monetare në drejtim të realizimit të qëllimeve të garantuara ligjire të Banjës qendrore, e ato janë stabiliteti i çmimeve, për të cilin konsiderojmë se është kontributi më i mirë që mund ta japë në shoqëri dhe atë përmes strategjisë së ruajtjes së kursit stabil devizor të denarit. Ruajtja e stabilitetit bankar, stabilitetit të sistemit bankar. ndërsa përmes asaj drejtpërdrejtë duke dhënë kontribut për stabilitetin e plotë financiar në ekonominë tonë dhe mbështetjen plotësuese të politikave të prëgjithshme ekonomike në ekonominë tonë”, deklaroi Angellovska-Bezhoska.

Ajo iu falënderua edhe guvernatorit të deritnaishëm, Dimitar Bogov, për të cilin tha se Bankën e udhëhoqi mjaft suksesshëm në momente shumë kritike me të cilat u përballë ekonomia jonë.

Ajo potencoi se të gjitha politikat e suksesshme që janë zbatuar deri më tani kanë qenë rezultat i kapacitetit të madh institucional që e posedon banka qendrore falë investimit shumëvjeçar të kryesisë së bankës qendrore në zhvillimin e resurseve njerëzore dhe shtoi se edhe më tutje do të ndërtohet kapaciteti i këtij institucioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button