ASHAM përzgjedh akademikët e rinj, vetëm tre kandidatë shqiptarë

Akademia e shkencave dhe artit (ASHAM) sonte përzgjedh kandidatët e rinj. Akademikët aktualë do të votojnë për 34 kandidatë, recensionet dhe punimet e të cilëve një muaj ishin të eksponuar në arkivin e ASHAM. Sipas rregullave, akademik mund të bëhet kandidati i cili do të merr së paku 21 vota nga shumica e votave.

Nga 36 kandidatë, tre nga to janë shqiptarë dhe atë: eksperti për çështje ekonomike Abdylmenaf Bexheti, albanologët Qemal Murati dhe Fatmire Lumani.

Anëtari aktual i ASHAM, akademiku Alajdin Abazi për Portalb tha se për shkak të numrit të madh të kandidatëve, kuvendi për përzgjedhjen e kandidatëve do të zgjas deri sonte vonë dhe me gjasë të përmbyllet nesër.

Anëtari i jashtëm shqiptar, akademiku Ali Aliu për Portalb tha se këtë vit në bazë të disponimit të akademikëve që votojnë gjasat janë të mëdha që Abdylmenaf Bexheti të bëhet anëtar i ASHAM, ndërsa për të tjerët nuk kishte informata.

Sipas të dhënave të ASHAM më shumë kandidatë, gjegjësisht 11 janë për sferën e arteve ndërsa më pakë për departamentin e shkencave matematiko-natyrore dhe bioteknike. Tetë kandidatë janë për shkencat shoqërore dhe literaturë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button