Ivanov ende nuk ka qëndrim për propozim emrin e ri “Republika Ilinditase e Maqedonisë”

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ende nuk e ka marrë draf-dokumentin nga negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë me të cilin parashikohet që emri “Republika Ilinditase e Maqedonisë” të jetë propozim për emrin e ri. Në pyetjen e “Fokus” në kabinetin e kryetarit se a ka marrë Ivanov dokumentin dhe a ka ndonjë qëndrim në lidhje me propozimin, nga kabineti janë përgjigjur shkurt “jo”, transmeton Portalb.mk.

Pas takimin mes liderëve të shtunën, kryetari i shtetit tha se pret që t’i dërgohet me shkrim ajo që është thënë në mbledhje që të mund të shprehet në lidhje me propozimin.

“Në këtë mbledhje s’kemi krijuar qëndrim, por vetëm i kemi marrë informatat”, tha Ivanov.

Ivanov: Qëndrimin për propozimin e ri do ta ndërtojmë pasi ta marr me shkrim (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button