Eco Guerilla publikon fotografi, e quan Tetovën “Venediku i kanalizimit fekal”(FOTO)

Lëvizja “Eco Guerilla”, në faqen zyrtare, ka shpërndarë fotografi të bëra pas reshjeve të shiut në Tetovë, duke e nisur me mbishkrimin: “Tetova – Venediku i kanalizimit fekal”, njofton Portalb.mk.

Më tej, nga Eco Guerilla reagojnë duke thënë se Komuna e Tetovës, vite me radhë është treguar e paaftë për zgjidhur problemin.

“Skandaloze: Çdo herë kur kemi reshje të shiut me intensitet më të madh, përmbajtja e kanalizimit fekal dhe atij atmosferik dalin nëpër rrugët para shtëpive tona, për arsye të mospastrimit të kanalizimeve. Komuna vite me radhë është treguar e paaftë dhe e painteresuar të përballet me këtë problem edhe pse qytetarët vazhdimisht janë ankuar dhe kanë kërkuar zgjidhje urgjente. Një ditë pasi ndalet shiu, mbetjet fekale ngelin në sipërfaqe dhe asnjëherë nuk pastrohen me ujë. Këto fëlliqësira pastaj ne i bartim brenda shtëpive tona, ndërsa fëmijët ecin dhe luajnë nëpër këto rrugë të fëlliqura, të cilat paraqesin burim të infeksioneve të shumta. Ky është turpi i radhës me të cilin qytetarët e Tetovës duhen të përballen çdo herë kur bie shi. A është kjo Komuna që duam?!”, ka shkruar kjo shoqatë.

Më poshtë edhe fotografia e shpërndarë nga Eco Guerilla

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button