Politika t’i mbajë duart larg nga Antikorrupsioni, nevojiten anëtarë profesional

Transparencë Maqedoni dhe OJQ Infoqendër kërkon që të bëhen reforma në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni), pasi që sipas tyre në periudhën e kaluar ky trup ka  qenë i partizuar dhe në vend që të funksionojë për parandalim të korrupsionit, i njëjti vetë ka  qenë i zhytur në korrupsion, raporton Portalb.mk.

“Dorëheqjet nën trysni të opinionit të pesë prej shtatë anëtarëve të Antikorrupsionit nuk duhet që të jenë rrethanë lehtësuese gjatë konstatimit të përgjegjësisë së tyre për shkeljen e ashpër të ligjit. Përgjegjësia e tyre është edhe më e madhe, nëse merren parasysh pasojat largpamëse për funksionimin e mëtutjeshëm të Antikorrupsionit, e cila ka besueshmëri shumë të ulët te qytetarët”, thanë në konferencën për shtyp të organizatave joqeveritare gjatë publikimi të raportit tremujor në korniza të projektit “Organizatat qytetare dhe  mediat kundër korrupsionit – koalicioni për zero tolerancë”.

Ata propozojnë një sërë masash apo reforma për Antikorrupsionin me qëllim që ky trup të jetë sa më profesional dhe sa më efikas, në punën për të cilën është e obliguar që ta kryejë.

“Në vend të praktikës së deritanishme të partizimit dhe emërimit të personave anonim, pa njohuri dhe pa integritet profesional dhe moral, kritere kyçe për zgjedhje të anëtarëve të Antikorrupsionit duhet të jenë integriteti dhe kapaciteti profesional i kandidatëve, kredibiliteti moral dhe politik, njohja e fushës së antikorrupsionit dhe përvoja pune. Përveç kësaj, duhet të ulet numri i anëtarëve të Antikorrupsionit nga shtatë në pesë, që do të ulëte edhe harxhimet buxhetore, ndërkaq nuk do të ndikojë negativisht në punën e Antikorrupsionit. Përpara emërimit të anëtarëve të Antikorrupsionit, duhet që të zbatohet intervistim publik me çdo kandidat të paraqitur, është e nevojshme të kyçen edhe vëzhgues nga ana e përfaqësuesve të organizatave joqeveritare të cilat merren me këtë fushë, si dhe gazetarët-hulumtues të fenomenit të korrupsionit. Kryetari dhe anëtarët e Antikorrupsionit duhet që të jenë të pavarura dhe duhet që të punojnë pa trysni partiake. Më shumë se 10 vjet kemi Antikorrupsion  jo-funksional dhe korrupsion të përhapur të korrupsionit në pushtet, veçmas në pozitat e larta udhëheqëse.”, rekomandojnë ojq-të, transmeton Portalb.mk.

Po kësaj, Transparencë Maqedoni dhe OJQ Infoqendër ka theksuar edhe disa probleme tjera gjatë muajve janar – prill 2018-të. Ata thonë se rezultatet në transformimin e kapaciteteve të shtetit për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, janë gjysmake dhe të ngadalshme. Reformat në gjyqësor janë të bllokuara në korridoret e peripecive politike dhe juridike, ndërkaq jo-funksionaliteti i Kuvendit të RM-së dhe bojkoti i punës së saj nga opozita, ka ngadalësuar dhe e ka penguar miratimin e një sërë ligjeve reformuese, që direkt apo indirekt kanë të bëjnë me gjendjen e krimit dhe korrupsionit në vend.

Në raport gjithashtu se qeveria po udhëheq në politikë kadrovike të paqartë, duke kritikuar se “shumë pozita udhëheqëse nga pushteti paraprak ende kanë vende të rëndësishme në hierarkinë shtetërore, edhe pse kanë dëshmuar se ata kanë qenë pjesë kyçe sistemin klientelist dhe lartë të korruptuar të sundimit të qeverive të Nikolla Gruevskit”.

Ata gjithashtu kërkojnë administratë efikase dhe të zvogëluar, politika për transparencë nga qeveria e re, kushte të mira për luftë kundër korrupsionit, llogaridhënie të harxhimeve të ministrave dhe funksionarëve, si dhe të merren parasysh vërejtjen e raportit të Komisionit Evropian në fushën e korrupsionit.

Organizatat qytetare kërkojnë departizimin e Komisionit për Antikorrupsion

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button