Lejla Beqiri Vula dhe Shkëlzen Baftiari sjellin koncert në QIK

Më 28 maj, me fillim në ora 20:00, në sallonin 19:19, të Qendrës Informative Kulturore në Shkup do të mbahet koncert nga Lejla Beqiri Vula, flautë dhe Shkëlzen Baftiari, piano, njofton Portalb.mk.

Kush janë Lejla Beqiri Vula dhe Shkëlzen Baftiari?

Lejla Beqiri Vula është e lindur më më 4 shtator 1989 në Tetovë. Ka diplomuar në Universitetin Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin e Arteve Muzikore – drejtimi, flaut në vitet 2008-2012. Studimet pasdiplomike i mbaroi në Akademinë e Arteve në Novi Sad, instrumenti i flautës në vitet 2013-2014 në klasën e Prof. Laura Levay Aksin. Aktualisht është në fund të studimeve të doktoratës në Universitetin Nob, në Sofje të Bullgarisë – instrumenti i flautës i specializuar për muzikën kamertale në klasën e prof. Lidija Oshavkova.

Është koordinatore nacionale në Konferencën më të madhe për Muzikën EAS në Evropë për tre vjet, ku Maqedonia po prezantohet në këtë konferencë për herë të parë. Ajo është e angazhuar për dy vjet në Kërkimin Shkencor Muzikor Evropian në Akademinë e Salzburgut në Austri.

Shkëlzen Baftiari ka diplomuar në Fakultetin e Artit të Muzikës pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, me notën më të lartë në piano “Cum Laude” në klasën e profesorit Boris Romanov, dhe ka mbaruar studimet pasdiplomike në po të njëjtin fakultet me “Cum Laude” në klasën e prof. Simon Trpceski.

Shkollën e ulët dhe shkollën e mesme të muzikës i mbaroi në QSHMB “Ilija Nikollovski – Luj” në Shkup, në klasën e profesoreshës Ludmilla Romanova. Piano filloi të mësojë në moshën 9 vjeçare në SHSHM “ Todor Skallovski – Tetoec” Tetovë në klasën e prof. Simona Bllazhevska. Momentalisht është profesor i pianos në Universitetin e Tetovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button