Popovski nga gjykata shkoi në burg, u pranua propozimi i Prokurorisë Speciale

14:45 – Gjykata Penale shqiptoi paraburgim për Gjoko Popovskin, ish ndihmës ministër në MPB, i cili sot u dënua me 9 vjet burg, si i akuzuar në rastin “Treqind” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Me këtë, Popovski sot është dërguar në burgun e Shtuto Orizares, njofton Portalb.mk.

Pas shqiptimit të vendimit, prokurorja Fatime Fetai kërkoi nga gjykata që të shkojë në paraburgim, pasi që siç tha ajo, për shkak të lartësisë së dënimit, por edhe shumës prej 27 milionë denarëve, të cilat duhet që t’i paguajë si dëmshpërblim.

Paraprakisht, Popovski tha se “tjetër shtet alternativë nuk ka përveç Maqedonisë”, andaj kërkoi që të mos dërgohet drejt në paraburgim.

Si përgjigje nga kjo kërkesë, Popovski tha se as që ka mundësi e as që mendon që të arratiset. Ai shtoi se deri më tani, rregullisht është paraqitur në gjykatë dhe e ka respektuar masën e kujdesit që i është shqiptuar.

“Ashtu siç kam thënë edhe paraprakisht, gruaja ime është e lënduar, lëndim që unë ia shkaktova nga një aksident, për çka është dashur që të operohet. Lëvizja i është e përkufizuar dhe ka dhimbje. Kam një djalë i cili jeton dhe shkollohet këtu, dhe kam nënë të moshuar që nuk mund të lëvizë e cila deri përpara një muaji ka jetuar me mua, por për shkak të mospasjes së mundësive as unë as gruaja për shkak problemeve shëndetësore dhe  gjendjes psikike që gjendeni, nuk mundemi t’i japim ndihmë dhe për atë e kemi dërguar në shtëpi të pleqve, ku çdo ditë e vizitojmë. Kështu që nuk kemi mundësi e as nevojë, por as që dua, apo kam menduar që të arratisem”, tha Popovski.

13:00 – Ish ndihmësi i ministrit për Punë të Brendshme, Gjoko Popovski është dënuar me 9 vjet burg për furnizimin e paligjshëm të 300 automjeteve të MPB-së, njofton Portalb.mk.

Gjykatësja Dobrila Kacaraska ka thënë, se Popovski ka qenë i obliguar të kujdeset për mjetet e MPB-së, dhe është dashur të sillet në mënyrë ekonomike, dhe jo të shkaktojë dëm në vlerë prej 27.894.522 denarë.

“Ai ka qenë i vetëdijshëm se me veprimin e tij mund të shkaktojë dëm, por duke e pranuar raportin është pajtuar për këtë”, ka thënë Kacarska.

Ajo ka theksuar se deklarata e dëshmitares Maja Mallatova ka treguar se furnizimi i automjeteve është bërë në formë “lotarie”.

“Dëshmia e Maja Mallatovës tregoi se nuk është pajtuar me aktet që janë përgatitur nga komisioni, dhe ka theksuar se kur ka kritere, nuk mund të ndahet ajo në mënyrë “lotarie””, tha Kacarska.

Popovski është i dënuar për furnizim joligjor të 300 veturave për nevojat e MPB, gjegjësisht për dëmtimin e buxhetit shtetëror për 453.560 euro.

Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button