Zaev e ka dorëzuar në Kuvend, propozimin për reformimin e Qeverisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë, propozimin për rikonstruimin e Qeverisë.

Tash për tash nuk bëhen të ditura emrat nga Kuvendi.

***************************************

18:45 – Edhe pse u paralajmërua, deri tash ende nuk është dorëzuar propozimi për ristrukturimin e Qeverisë, që u paralajmërua dje nga Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ndërkaq në një prononcim për Portalb.mk, zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski shkurt tha: “Pres, është e mundur që sot të dorëzohen”.

Dje kryeministri Zaev tha se biografitë e ministrave dhe drejtorëve do të dorëzohen me kohë, që deri në fund të muajit, të njëjtit të votohen.

“Biografitë e ministrave të rinj, zëvendës ministrave dhe drejtorëve do të dorëzohen me kohë në Kuvend me shpresë që deri në fund të muajit do të vendosen në rend dite  në seancë plenare që të kompletohet Qeveria”, tha Zaev.

Javën e kaluar kryeministri paralajmëroj që koalicione të reja partnere në Qeveri do të jenë BESA e Afrim Gashit, PDSH dhe Bashkimi i Romëve e Amdi Bajaram. Ai shtoi se Bajram nuk do të fitojë ministri po pozita tjera.

Siç njoftuan mediat, është bërë e ditur largimi i Renata Deskoskës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe emërimi i saj në Ministrinë e Drejtësisë. Gjithashtu u tha se në vend të Deskoskës do të vjen Arbër Ademi, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button