Kundërspin: Maqedonia ka kursyer për shërim jashtë shtetit!

Edhe në vitin 2017 shuma mesatare e parave për shërim jashtë shtetit është rritur dyfish, prej 7.7 deri në 1.4 përqind, prej parave të cila ka në dispozicion sistemi shëndetësor në Republikën e Maqedonisë. Është joserioze të bëhet ankesë nëse numrat janë shumë ose pak, kur bëhet fjalë për gjënë më të shtrenjtë  – të drejtën për jetë e cila është universale, por edhe e drejtë e garantuar me Kushtetutë

Shkruan: Teofil Bllazhevski/ Vertetemates.mk

Drejtori i Fondit për Shëndetësi në RM, Den Donçev, në intervistën për TV shprehu qëndrimin e tij, i cili është e vërtetë e shtrembëruar dhe e vlerësojmë si spin:

Spin: Qëndrimi im është se gjithçka ka mund të bëhet në Maqedoni, së pari duhet të bëhet Maqedoni nëse jemi të sigurt se kjo mund të bëhet. Vetëm në mungesë të kapaciteteve atëherë duhet ta bëjmë jashtë. Ky parim, mes të parave e thash edhe me shërimin jashtë shtetit nëse tashmë flisni (fjala flisni është e paqartë për t’u kuptuar) se harxhojmë shuma enorme për shërim të qytetarëve tanë jashtë shtetit, dhe me siguri ekziston mënyrë që pjesa më e madhe mund të bëhet në Maqedoni. Është e vërtetë së vitin e kaluar harxhuam 8,5 milion euro (edhe pse shifra të cilën e jep është e pak e paqartë që të kuptohet)

[Burimi: 24 Analiza – Intervista me Den Donçev(prej minutës 53), data: 16.05.2018]

Kundëspin: Drejtori i FSSH në RM, Den Donçev, duke qenë mysafir në një intervistë televizive në 24 Analiza, për një orë arriti që jep një fotografi relative të përgjithshme për gjendjen e menaxhimit të parave në sistemin shëndetësor, veçanërisht në shëndetsinë publike, si dhe të prek problemet kryesore të cilat deri më tani nga aspekti i shfrytëzimit racional të parave të cilat mblidhen në kasën shëndetësore. Përsëri, në një pjesë në fund të emisionit, Donçev jep deklaratë me të cilën kuptohet se në RM është shpenzuar shumë për mjekim jashtë shtetit dhe se qëndrimi i tij dhe i ministrit dhe i qeverisë ka qenë se gjithçka që mund të bëhet në Maqedoni për pacientët të cilët kërkojnë që të mjekohen jashtë, duhet të kryhen në Maqedoni, me çka do të zhvillohen kapacitetet vendore dhe shpenzimi i parave do të bëhet në mënyrë më efikase. Gjatë kësaj, Donçev  jep edhe të dhënën se vitin e kaluar janë shpenzuar 8,5 milion euro për këtë qëllim. Qëndrimin e Donçevit, i cili shumë qartë mund të kuptohet se shumë para janë harxhuar për mjekim jashtë shtetit, e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë, ose të vërtetë të shtrembëruar, dhe prej kësaj, spin.

BUXHETI ËSHTË RRITUR PAS RASTIT ME TAMARAN 

Faktet flasin si në vazhdim. Vitin e kaluar për mjekim kanë shpenzuar më tepër se 6,5 milion euro (401,7 milion denarë), kursi i llogaritur për në euro prej në denarë është 61,5.

Kjo e dhënë mund të gjendet në Raportin vjetor të FSSH-së, në faqe 48, me çka përmendet edhe se shuma është shpenzuar për 219 pacientë. Vitin paraprakë janë harxhuar më tepër para -rreth 7.7 milion euro për 209 pacientë, përderisa në vitin 2015 janë shpenzuar rreth 4.9 milion euro për 157 pacientë:

Табела 1

 

Përgjatë kësaj mund të shihet edhe se numri i përgjithshëm i kërkesave në këto tre vitet e fundit ka lëvizur në mes 300 dhe 350 në nivel vjetor, dhe lartë-poshtë vlen edhe për dhjetë vitet paraprake. Por, edhe një e dhënë është tregues, ndërsa ai flet për gabimet të cilat bëhen gjatë marrjes së vendimit nëse pacientët do të ju jepet e drejta e tyre kushtetuese për mbrojtje cilësore shëndetësore. Më saktë, mes 30 dhe 40 përqind prej ankesave të refuzuara për mjekim jashtë, pas ankesës pranohen si bazike dhe ju lejohet që të mjekohen jashtë. Çka duhet të bëjnë qytetarët në një rast të këtillë kur sëmundja dhe jeta varen edhe prej kohës për të cilën duhet të vendosin komisionet në Fond?

Табела 3

Përndryshe, një numër i madh i pacientëve dërgohen në Turqi dhe ai numër është në rritje në 3 vitet e fundit.

Табела 4

 

DUKSHËM MË PAK PARA JANË NDARË PREJ 2011-2014

Nëse shihen të dhënat të cilat në mënyrë transparente vet Fondi i jep, shihet se shumat për mjekim në vend të huaj dukshëm kanë qenë më të ula në katër vite prej 2011 deri në vitin 2014, për numër përafërsisht numër të njëjtë të pacientëve prej vitit 2015 deri në vitin 2017. Kështu, për shembull, sipas Raportit vjetor të FSSH-së për vitin 2014, mund të shihet se në vitin 2011 janë harxhuar rreth 2,8 milion euro, në vitin 2012 më pas, 2,5 milion euro, në vitin 2013 2,9 milion euro, ndërsa në vitin 2014 2,66 milion euro.

Табела 5а

Po ashtu, mund të shihet se numri i kërkesave, përveç në vitin 2011, në mënyrë konstante rrotullohet rreth 300 në vit, ndërsa edhe numri i të refuzuarve, dhe më pas pas procedurës ankimore të aprovuar, rrotullohet rreth 30 përqind, me atë se në vitin 2011 ajo përqindje ka qenë e madhe prej 79 përqind:

Tabela 7

Në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2010 numri i kërkesave është rrotulluar prej 300 deri në 450 në nivel vjetor, ndërsa parat që janë harxhuar kanë qenë shuma më të vogla. Sipas raportit vjetor të FSSH-së për vitin 2010 janë harxhuar shumat në vazhdim: në vitin 2007 1,85 milion  euro, në vitin 2008 2,4 milion euro, në vitin 2009 3,3 milion euro dhe në vitin 2011 përafërsisht 2,8 milion euro.

Табела 8а

Përgjatë kësaj, këto vite numri i të refuzuarve, më pas me procedurë ankimore të aprovuar, është me përqindje më të larët, prej 33 deri në 67 përqind:

Tabela 9a

 

BUXHETI I FSSH PËR JASHTË SHTETIT – 0,7 DERI NË 1,4%

Mund të bëhen paralele me buxhetet vjetore të Fondit për shëndetësi dhe nënbuxhetin caktuar për mjekim jashtë shtetit prej ku mund të shihet se qeveritë shëndetësore, përsëri, shumë pak kanë ndarë për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë është shkelur e drejta qytetare e garantuar me kushtetutë , siç u provua me rastin e Tamarës. Do të marrim si referencë vitin 2007, kur buxheti i përgjithshëm i FSSH-së ka arritur 267 milion euro, viti 2010 ka arritur vlerën 322 milion euro, më pas viti 2014 kur ka arritur 367 milion euro dhe viti 2017 ka arritur vlerën prej 447 milion euro.

Nëse këto numra krahasohen me shumat e ndara për mjekim jashtë shtetit, arrihet deri në përqindjet në vazhdim: në vitin 2007 për mjekim jashtë shtetit janë ndarë rreth 0.7 përqind, në vitin 2010 rreth 0.86 përqind, në vitin 2014 0.7 përqind dhe në vitin 2017 1.45 përqind.

Kjo flet se vetëm në vitin 2017 shuma mesatare e parave për mjekim në vend të huaj është rritur  dyfish, prej 0.7 në 1.4 përqind, prej parave të përgjithshme të cilat i ka në dispozicion sistemi shëndetësor në Republikën e Maqedonisë. 

Pyetja të cilës duhet t’i përgjigjen kompetentët, përfshirë edhe drejtorin Donçev është në vazhdim: A duken këto numra të vegjël apo të mëdhenj kur bëhet fjalë për gjënë më të shtrenjtë – të drejtën për jetesë, e cila është e drejtë universale, por e garantuar edhe me kushtetutë! Pas kësaj mund të flitet për atë nëse diagnozat janë të arsyeshme, nëse komisionet në Fond janë azhurnuar, nëse është e drejtë politika që pacientët të dërgohen vetëm në një spital me të cilin kanë arritur marrëveshje në vend të huaj për sëmundje të caktuara ose me modifikim dhe me shtesë që vetë pacientët të zgjedhin Italinë ose Britaninë në vend të Turqisë të themi, nëse përqindja e të mbijetuarve është e madhe, a është dhe sa është përqindja e të mbijetuarve në operativat e caktuara dhe përqindjet e tjera të mjekimit në Maqedoni, nëse ekziston mundësia në Maqedoni dhe nëse këto numra krahasohen me mjekimet jashtë shtetit dhe një mori pyetjesh dhe nën pyetjesh dhe dilema. Pra,  të pretendohet se deri më tani shumë para janë ndarë për mjekim jashtë shtetit në radhë të parë është joserioze dhe këtë e thonë edhe analizat e numrave të cilat i shfaqëm më lartë.

Prej këtu del edhe vlerësimi se një tezë e këtillë është e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button