SERIA A- Zbulohen skuadrat me më shumë penallti në favor

Kampionati 2017/18 i Serie A është mbyllur tashmë. Java e fundit ka zgjidhur edhe pikëpyetjet e fundit, me Inter-in që ka siguruar kualifikimin në Champions, ndërsa Lazio dhe Milan janë kualifikuar në fazën me grupe të Europa League (Atalanta do ta nisë nga faza paraeliminatore), shkruan Telesport.

Tani, me pak fjalë, është koha e bilanceve dhe shifrave, si ato që kanë lidhje me penalltitë. Cila është skuadra që ka përfituar më shumë të tilla në sezonin e parë historik të VAR?

Kjo renditje e veçantë dominohet nga Lazio, që ka marrë 11 penallti në favor gjatë këtij sezoni. 9 të shënuar, 2 të gabuar. Pas tyre vijnë 6 skuadra me 8 penallti në favor: Sassuolo, Juventus, Atalanta, Napoli, Fiorentina dhe Sampdoria.Kampionët e Italisë kanë shënuar 4 dhe kanë gabuar po kaq, ndërsa skuadra e Sarri-t ka realizuar 6.

Për sa i takon skuadrave të tjera të mëdha: 7 penallti për Inter që ka gabuar vetëm 1, ndërsa 6 janë dhënë në favor të Milan dhe Roma (3 gabime për verdhekuqtë, 2 për kuqezinjtë). Skuadra që ka marrë më pak penallti në favor? Torino, që e ka gabuar.

Ndërkohë, për sa i takon penalltive kundër të këtij sezoni, skuadra më e penalizuar ka qenë Benevento me 13, një ms humb se Cagliari dhe Spal. Nga ekipet e mëdha, Juventus është ajo që ka pësuar më shumë (4), një më shumë se Milan dhe dy më shumë se Inter dhe Napoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button