Rrihet sepse nuk e pagoi birrën

Një shkupjan katërdhjetë e shtatë vjeçarë është rrahur prej pesë personave të panjohur pasi në një objekt hotelierik refuzoi të paguaj për birrën për të cilën u ankua dhe kundërmon dhe është e nxehtë.

Incidenti ndodhi të dielën, rreth orës 02.10 në garazhën e qendrës tregtare “Biser” në Aerodrom të Shkupit. Pasi shkupjani në fjalë, i cili së bashku me bashkëshorten e tij ishte në objektin hotelierik “Panter”, refuzoi të paguajë për birrën, për të cilën u ankua se kundërmon dhe është e nxehtë, u ftua prej disa personave të panjohur që të bisedojnë jashtë objektit. Më pas, u sulmua prej pesë burrave të cilët e goditnin me grushta në kokë dhe shpinë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Shkupjani së bashku me bashkëshorten shkuan në spitalin e qytetit ku është mbajtur në mjekim të mëtejshëm.

Policia po ndërmerr masa në zbardhjen e rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button