Kreu i Partisë opozitare greke Micotakis: Republika e Maqedonisë së Ilindenit më irriton

Kreu i Partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Kirijakos Micotakis ka hedhur në mënyrë kategorike propozimin Republika e Maqedonisë së Ilindenit.

“Personalisht jam irrituar. Ka një diskutim për emrin e Shkupit si Republika e Maqedonisë së Ilindenit . Le t’i sqarojmë disa çështje për ata që nuk duket se e njohin mirë historinë tonë. Kryengritja Ilinden dhe emri i Ilindenit janë identifikuar me irredentizmin maqedonas. Ai është një emër që është identifikuar me kryengritjen nacionaliste, e cila më pas si parullën qendrore kishte Maqedoninë për maqedonasit dhe formimin e një Maqedonie të Madhe me kryeqytetin e saj në Selanik. Me fjalë të tjera, me të njëjtin emër i cili u diskutua dhe ndoshta ende për të flet Cipras, është mishërim i irredentizmit”, tha Micotakis.

Shpjegim shkencor për përkthimin “Republika Ilinditase”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button