Rama: Shumë shpejt vendi ynë do ketë tre aeroporte

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se shumë shpejt Shqipëria do të ketë tre aeroporte. Teksa foli pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë e cila u zhvillua në Gjirokastër, Rama tha se  zgjedhja e Vlorës për t’u ndërtuar aeroporti i ri, nuk ka si qëllim diskriminimin e Gjirokastrës, por është çështje ekonomie dhe potenciali, shkruan Tema.

Më tej shefi i qeverisë tha se qeveria po vlerëson dhe ndërtimin e një aerodromi në Gjirokastër.

Së pari kjo nuk është çështje zgjedhjeje diskriminuese apo mënjanimi, por çështje llogarish. Ka tjetër shkallë ekonomie Vlora dhe tjetër Gjirokastra.

Ka tjetër potencial investimi dhe kthimi Vlora dhe tjetër Gjirokastra.

Ajo që mund t’ju them është se jemi në diskutim dhe s’do bëjmë normalisht dy aeroporte, por jemi duke duke vlerësuar mundësinë dhe krijimin e një aerodromi edhe në Gjirokastër.

Por gjithnjë pas një llogarie të mirëmenduar ekonomike, pasi shumë shpejt vendi ynë do ketë tre aeroporte, Rinasin, do futet në punë ai i Kukësit dhe do ndërtohet aeroporti i Vlorës, ç’ka do ishte luks të kishim dhe një në Gjirokastër”, – tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button