Bujqit kërkojnë së paku 15 denarë për një kilogram gru

Mullisët  fillimisht ta blejnë grurin vendor, e më pas të mendojnë për import nga Serbia, Bullgaria, Ukraina, porosisin bujqit. Ata nga blerësit sivjet do të kërkojnë së paku 15 denarë për një kilogram gru buke.

Prodhimi, parashikojnë, do të jetë më i vogël se 3.000 kilogramë në një hektar të vitit të kaluar për shkak të acarit pranveror, thatësisë vjeshtore dhe dimore.

“Do të kërkojmë që Qeveria, si deri më tani, para korrjes ta ndalojë importin e grurit dhe miellit derisa nuk blihet prodhimi ynë. Konsiderojmë se edhe për cilësinë më të keqe çmimi i grurit të bukës nuk guxon të jetë nën 15 denarë, thekson kryetari i Lidhjes së bujqve Velo Tantarov, sipas të cilit blerësit tani për sasitë importuese paguajnë 16 deri në 17 denarë.

Produesit dhe mullisët nesër në Ministrinë e Bujqësisë, siç informon Tantarov, do t’i harmonizojnë qëndrimet rreth çmimit blerës të grurit nga fryti i vitit 2012.

Bujqit konsiderojnë se shirat që përfshinë Maqedoninë nga fundi i muajit të kaluar kanë përmirësuar gjendjen e të mbjellave të vjeshtës, por kanë vështirësuar të mbjellat pranverore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button