Brazil, pas 12 vitesh në ishullin ku ishte ndaluar lindja, vjen në jetë një foshnje

Në ishullin brazilian ku lindja e fëmijëve është e ndaluar, megjithatë në jetë erdhi një fëmijë, i pari në 12 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

BBC raporton se një grua 22-vjeçare në ishullin Fernando de Noronha, me rreth 3.000 banorë, lindi një vajzë gjatë fundjavës.

Sipas portalit “O Globo” gruaja e cila nuk deshi të zbulojë identitetin e saj, nuk e ka ditur së është shtatzëne dhe nuk ka ditur se çfarë të thotë për situatën në të cilën u gjet.

“Natën e së premtes u shfaqën dhimbjet, më vonë edhe linda, ishte një vajzë. Nuk kisha fjalë”, tha nëna.
Foshnja u transferua më vonë në një spital lokal dhe autoritetet e ishullit konfirmuan informacionin për lindjen e një fëmije.

“Gruaja lindi në shtëpi. Anëtarët e familjes thonë se nuk dinin për shtatzëninë”, tha administrata në ishull.

Popullata lokale është e lumtur për lindjen e fëmijës dhe gjithashtu ndihmon familjen që u bë me fëmijë.

Ishulli Fernando de Noronha ka plazhe që radhiten ndër më të bukurat në botë. Për të mbrojtur botën e njohur nënujore, është e nevojshme që të ketë një numër të kufizuar banorësh.

Grave shtatzëna u kërkohet të zhvendosen në tokë kurse ishulli nuk ka repart materniteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button