Spanja me tre sulmues në Botëror, pa Alvaro Moratën

Trajneri i kombëtares së Spanjës në futboll, Julian Lopetegui, publikoi listën prej 23 lojtarësh të planifikuar për Kupën e Botës në Rusi, ku nuk është përfshirë Alvaro Morata, raporton Anadolu Agency (AA).

Golashënuesi i Chelsea-t, Morata mbeti jashtë listës së gjerë të publikuar më parë, sepse trajneri vendosi që në Botëror të shkojë me vetëm tre sulmues.

Në listë poashtu nuk është as Vittorio Machini, të preferuarin e tifozëve të Atletico Madridit.

Nga lista e publikuar më parë e lojtarëve potencialë që do të udhëtojnë në Rusi janë mesfushorët Marcos Alonso dhe Marc Bartra.

Lopetegui nga ardhja në stolin e Spanjës në vitin 2016 nuk ka pësuar asnjë humbje kurse në Botëror spanjollët shkojnë me qëllim që të përmirësojnë përshtypjet nga dy garat e mëdha ku zhgënjyen tifozët.

Spanja në Kampionatin Botëror në Grupin B do të ballafaqohet me Portugalinë, Marokun dhe Iranin, si dhe më parë do të luajë ndeshje miqësore kundër Zvicrës dhe Tunizisë, poashtu pjesëmarrës në Kupën e Botës në Rusi, e cila do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik.

Ekipi me të cilin Lopetegui synon të fillojë turneun e Soçit përbëhet nga:

Portierë: David De Gea (Manchester United), Pepe Reina (Napoli) dhe Kepa Arrizabalaga (Athletic Bilbao)

Reparti mbrojtës: Jordi Alba (Barcelonë), Cesar Azpilicueta (Chelsea), Nacho Monreal (Arsenal), Dani Carvajal (Real Madrid), Nacho Fernandez (Real Madrid), Gerard Pique (Barcelonë), Sergio Ramos (Real Madrid), Alvaro Odriozola (Real Sociedad).

Mesfushorë: Thiago Alcantara (Bayern Munich), Sergio Busquets (Barcelonë), Andres Iniesta (Barcelonë), Jorge “Koke” Resurreccion (Atletico Madrid), Saul Niguez (Atletico Madrid), Marco Asensio (Real Madrid), David Silva (Manchester City), Lucas Vazquez (Real Madrid), Francisco “Isco” Alarcon (Real Madrid)

Sulmues: Iago Aspas (Celta Vigo), Rodrigo (Valencia), Diego Costa (Atletico Madrid).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button