VV propozon plan për dialogun mes Kosovës e Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje propozoi një plan për institucionet e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë, transmeton REL.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e prezantoi atë që Vetëvendosje e quajti “Plan 4+1”.

Kurti tha se e vetmja formë për të pasur një përfundim të mirëfilltë të këtij procesi është implementimi i propozimit të Vetëvendosjes që përmban këto pika:

1) Të bëhet bilansi shtetëror i dialogut 2011-2017: të raportohet në Kuvend dhe të ketë debat parlamentar;

2) Të realizohet dialogu i brendshëm, i hapur e demokratik, në institucione dhe shoqëri. Debate në Kuvend para dialogut e për dialogun me Serbinë, për parimet dhe agjendën, për qëllimet dhe formatin;

3) Të zhvillohet një dialog me Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë, për natyrën, përmbajtjen dhe qëllimin e atij dialogu;

4) Të ketë pajtim që të mos ketë asnjë shmangie në Kosovë nga prioretizimi i punësimit dhe drejtësisë, si dhe nga dialogu me serbët e Kosovës dhe pakicat tjera për zhvillim.

Pika e fundit për të cilën foli Kurti ka të bëjë më personat që do ta drejtojnë këtë proces, duke thënë se në asnjë rast ata nuk duhet të jenë presidenti Hashim Thaçi apo ish-ministrja për dialog, Edita Tahiri.

Kurti e akuzoi presidentin Hashim Thaçi për mosngritje të temës së të pagjeturve dhe të dëmeve të luftës në bisedime.

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje po ashtu tha se presidenti Thaçi për gjashtë vjet e heshti çështjen e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit të Serbisë në Kosovë dhe nuk e paditi Serbinë për to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button