Spasovski në takim me komandantin e KFOR-it, Kouçi: E nevojshme të ketë këmbim të informatave

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri Oliver Spasovski pati takim pune me komandantin e KFOR-it, Salvatore Kuoçi, ku e potencoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, i cili zhvillohet pa pengesë në disa nivele.

Spasovski dhe Kuoçi e potencuan nevojën e bashkëpunimit të përhershëm dhe të thelluar gjatë këmbimit të informatave, posaçërisht rreth qytetarëve të cilët morën pjesë në konfliktet në shtetet nga Lindja e Afërt, ndërsa kthehen në Ballkan, kumtoi MPB.

Komandanti i KFOR-it shprehi falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm me MPB-në rreth lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë, si dhe për çfarëdo lloj ndihme mjekësore e cila mund të nevojtet.

Takime të punës mes pjesëtarëve të MPB-së dhe KFOR-it mbahen në të gjitha nivelet, në nivel më të lartë mes ministrit të Punëve të Brendshme dhe komandantit të KFOR-it, si dhe mes përfaqësuesve të Sektorit për bashkëpunim me NATO-n në MPB dhe Komandantit të policisë ushtarake të KFOR-it, me përfaqësues të policisë ushtarake, Zyres së NATO-s për lidhje dhe Oficerit për kontakt të KFOR-it në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button