Renata Deskoska largohet nga Ministria e Arsimit, por mbetet në Qeveri

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë, Renata Deskoska ka njoftuar largimin e saj, por ka thënë se ajo do të qëndrojë në Qeveri dhe do të vazhdojë të realizojë reforma në të gjitha nivelet, jo vetëm në arsim, njofton Portalb.mk.

“Unë të japë deklaratë apo zëvendësi im”, ka thënë Deskoska duke iu referuar zëvendësministrit të Arsimit, Arbër Ademi i cili i rrinte afër deri sa ajo jepte deklaratë në gjimnazin “Orce Nikolov”.

Deskoska që nga qershori i 2017-s ka qenë ministre e Arsimit dhe Shkencës, nga e cila pozitë paralajmëroi reforma thelbësore. Mediat deklaratën e Deskoska e shohin si mundësi, që në karrigen e saj të ulet zëvendësi i saj, Arbër Ademi duke marrë funksionin prej ministri, por kjo mbetet të kuptohet nesër, kur kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev të dorëzojë propozimin për ristrukturimin e Qeverisë në Kuvendin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button