Anita Angellovska – Bezhoska zgjedhet guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë

Me 81 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur” Kuvendi i Maqedonisë e sot e zgjodhi Anita Angellovska Bezhoskën për guverntaore të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Angellovska – Bezhoska është gruaja e parë guvernatore e BPRM-së, ndërkaq deri më tani ka qenë zv/guverntarore.

Angellovska-Bezhoska tetë vite ishte në funksionin zëvendësgurvernatore e BPRM-së, e angazhuar për sferat e politikës monetare, hulumtimit dhe statistikës.

Prej vitit 2004 deri në vitin 2010 Angellovska-Bezhoska ishte ekonomista kryesore në BPRM. Njëherit, ka qenë e angazhuar në Fondin monetar ndërkombëtar në Uashingtonm në Sektorin për politika makroekonomike në vendet evropiane dhe në Sektorin për politika fiskale. Angellovska-Bezhoska ka marrë pjesë në disa misione negociuese të FMN-së për arritjeve të aranzhmaneve mes fodnit dhe vendeve-anëtare. Prej vitit 1996 deri në vitin 2004 ajo ka punuar në Ministrinë e Financave ku ka punuar në disa pozita, nga bashkëpunëtor profesionist për sistem financiar, këshilltare për përgatitje dhe ekzekutim të buxhetit, udhëheqëse e sektorit Trezor pranë sekretarit shtetëror të Minsitrisë së Financave. Angellovska-Bezoska u pajis me titullin doktore e shkencave në Fakultetin ekonomik në Lubjanë në vitin 2015, ndërsa tema e disertacionit të saj të doktoraturës është “Koordinimi i politikës monetare dge fiskale në Republikën e Maqedonisë”.

Guvernator i BPRM-së në shtatë vitet e fundit ishte Dimitar Bogov.

Kjo është pasuria që e posedon kandidatja për guvernatore të BPRM-së, Anita Angellovska- Bezhoska

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button