Zaev: Për përkthimin e emrit të ri të mundshëm në gjuhën shqipe do të konsultohemi me ekspertët

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në pyetjen gazetareske tha se për përkthimin e emrit të ri në gjuhën shqipe duhet të konsultohen me ekspertët, dhe tha se do gjendet përkthim adekuat, transmeton Portalb.mk.

“Unë nuk do të jepja koment, dua t’i dëgjoj ekspertet, subjektet politike që ishim këtu. E dini që edhe në partinë time kam disa shqiptar, por edhe në koalicion. Për këtë besoj se përkthimi është më pak e rëndësishm për dallim nga zgjidhja e çështjes së emrit. Jo që nuk është i rëndësishm, por çëshjtet e tilla transparente për përkthim adekuat nuk ka ikje, ekpertët dhe opinioni do të tregojnë si duhet të jetë dhe ashtu do jetë” tha Zaev pas seancës së rastit të deritanishëm “Ryshfet” ku ishte i akuzuar.

Ndërsa sa i përket propozimit të emrit, ai tha se njëherë për njëherë ky emër është opsion për zgjidhje të mundshme të emrit.  Ky emër, sipas tij do të ruaj identitetin, do t’i plotësonte kushtet e Greqisë dhe pritjet e qytetarëve të të dy vendeve.

“Greqia të fokusohet dhe të mendojë mirë sepse ky propozim i plotëson pritjet e qytetarëve të të dy vendeve”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button