Zaev: Propozimi për rikonstruimin e Qeverisë do të dërgohet nesër në Kuvend

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev,  për nesër e paralajmëroi rikonstruimin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Siç tha Zaev, tashmë janë marrë vesh për të gjitha Ministritë dhe emrat e rinj të ministrave dhe zëvendësministrave. Propozimi do të dërgohet nesër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Nesër do ta propozojë rikonstruimin. Jam i përgatitur dhe emrat janë konfirmuar, do t’i dorëzojmë nesër në Kuvend dhe do ta kompletojmë Qeverinë”, tha Zaev në pyetjen gazetareske pasi doli nga seanca e rastit “Ryshfet” ku u shpall aktvendimi për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button