“Bombat”, Gjorgji Lazarevski dhe Zvonko Kostovski nominohen nga Parlamenti Evropian për të marrë çmim

Çmimi për Gazetarët, Informatorët dhe Mbrojtësit e Informimit të Drejtë “GUE/NGL”, do të ndahet të martën, më 29 maj 2018, në Parlamentin Evropian në Strasburg. Të nominuar për çmimin janë nga Maqedonia, Gjorgji Lazarevski dhe Zvonko Kostovski, që zbuluan skandalin me përgjimet e paligjshme, që në opinionin e Maqedonisë njihet si “bombat e Zaevit”, njofton Portalb.mk.

“Daghne Caruana Galizia ishte një gazetare e guximshme, ku kryengritja sypatrembur, përfundimisht e çoi në vdekjen e saj brutale dhe të parakohshme në tetor të 2017-s”, nis njoftimin për të nominuarit dhe ndarjen e çmimeve ” GUE/NGL”.

Si të nominuar janë në çmimet e sivjetme janë: “individë ose grupe që janë kërcënuar dhe / ose janë persekutuar për zbulimin e së vërtetës dhe duke e ekspozuar atë në publik”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e ” GUE/NGL”-së.

Çmimin Nderi e ka marrë, tashmë gazetarja e ndjerë, Daphne Caruana Galizia.

Të nominuarit janë:

  • Gjorgji Lazarevski dhe Zvonko Kostovski – si zbulues të skandalit të përgjimeve të “bombave” të 20.000 kundërshtarëve politikë nga qeveria e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski që çuan në dorëheqjen e kabinetit;
  • Jan Kuciak – Gazetari hulumtues sllovak  i cili zbuloi lidhshmërinë ndërmjet ndërmarrësve dhe politikanëve sllovakë që rezultoi me vrasje e që pasoi me ndërrimin e qeverisë;
  • Julian Assange – Themeluesi i WikiLeaks i cili është fshehur brenda ambasadës ekuadoriane në Londër që nga viti 2012 për të shmangur mundësinë e ekstradimit në SHBA;
  • Maria Efimova – Ish-punonjëse e Bankës Pilatus, që zbuloi korrupsionin ndërmjet Azerbajxhanit dhe Malit dhe
  • Raphaël Halet – Ish-punonjës PwC pas LuxLeaks së bashku me Antoine Deltour. Ai është ende në gjyq për rrjedhjen e dokumenteve që ekspozuan evazionin fiskal në Luksemburg.

Fituesit do të marrin edhe shpërblim në vlerë prej 5000 eurove.

Përndryshe, gazetari nga Maqedonia, si i nominuar, Gjorgji Llazarevski, eshtë njeriu pa të cilin populli asnjëherë nuk do t’I dëgjonte “bombat” që i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai gjatë kohës së debatit në suaza të “Festivali hulumtues i filmit” në Shkup, foli për rreziqet me të cilat është ballafaquar gjatë punës në Drejtorinë e pestë në MPB, vendimin për të ruajtur bisedat e përgjuara, akuzën për spiunazh ndaj tij dhe paraburgimin 11 mujor.

“Ajo që ne bënim ishte shumë e rrezikshme, materialin e përgjuar nuk e publikuam në asnjë medium, sepse me këtë do të kishim vënë në rrezik jetën tonë. Ish drejtori i DSK-së ishte ai që dinte të gjejë mënyrën më të sigurtë për të ruajtur përgjimet”, rikujtohet Llazarevski, i cili sëbashku me kolegun Zvonko Kostovski për tre vite kanë mbledhur bisedat e përgjuara ilegale me qëllim që të shpallin të vërtetën, ndësa materialet më vonë ja kanë dhënë Zoran Verushevskit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button