Sqarohet Bujar Osmani për skandalin me fjalën “Ilinditëse”, në propozimin e emrit të Maqedonisë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe njëherit edhe zëdhënës i partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani ka reaguar në lidhje me revoltën e publikut shqiptar, që u krijua pasi që fjala “Ilinditëse” u pa në propozimin e emrit të Maqedonisë,  “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, si epilog përfundimtar i kontestit 25-vjeçar Maqedoni – Greqi, njofton Portalb.mk.

Osmani ka thënë se BDI nuk ka qenë përkthyese në procesin negociues, por negociator, dhe ka sqaruar se emri i ri dhe ai përkthim, fonetikisht, gramatikisht dhe politikisht, janë preciz dhe korrekt.

“Kam përshtypje se reagimet e atyre që janë shqetësuar se versioni shqip i propozim emrit nuk qenka përkthim preciz i versionit në maqedonisht, janë reflektime të një mentaliteti të tejkaluar dhe anakronik, se gjithçka zyrtare në këtë vend është maqedonisht, kurse gjithçka shqipe duhet të jetë përkthim. Në nuk kemi qenë përkthyes në proces, por negociues, dhe kemi vlerësuar se ky emër, dhe formulim i ri reflekton më së miri përpjekjen e përbashkët maqedonoshqiptare për shtet multietnik, të anëtarësuar në NATO dhe BE, dhe si i tillë është fonetikisht, gramatikisht dhe politikisht preciz dhe korrekt”, shkruan Osmani.

Ndryshe, dje pas takimit të liderëve dhe krerëve shtetëror për problemin e emrit Maqedoni – Greqi, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se propozimi për të cilën janë pajtuar Maqedonia dhe Greqia për emrin e Maqedonisë është “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Shpjegim shkencor për përkthimin “Republika Ilinditase”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button