Mark Markez triumfon edhe në La Mansh

Mark Markez me Honda është fitues i garës për Çmimin e Madh të Francës në Moto GP, zhvilluar në pistën e La Mansh, përcjell Alsat-m. Ky është suksesi i tretë radhazi për pilotin spanjoll, që konsolidon pozitat në krye të renditjes.

Në podium bashkë me Markezin u ngjitën edhe italianët Danilo Petruçi e Valentino Rosi, por që për asnjë moment nuk arritën të duelojnë e rivalizojnë me kampionin e botës në fuqi. Falë këtij triumfi, Markez shkon në kuotën e 95 pikëve, shkëputur 36 pikë nga Vinales dhe 37 pikë nga Zarko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button